Lidhje

Përkujtohet 60 vjetori i çlirimit të kampit nazist Aushvic - 2005-01-28


Udhëheqës botërorë dhe të mbijituar të Holocaustit përkujtuan me ceremoni solemne 60 vjetorin e çlirimit të kampit tnazist të vdekjes Auchwitz në Poloninë jugore.

Në mes të të ftohtit dhe dëborës, pjesëmarrësit vendosën qirinj tek hyrja e kampit, ku mbi 1 milionë njerëz, shumica hebrenjë, u vranë para se kampi të çlirohej nga trupat sovjetike.

Presidenti polak, Aleksandër Kwasniewski, kryesoi ceremonnë, në të cilën merrnin pjesë presidentët Vladimir Putin i Rusisë, Zhak Shirak i Francës dhe Moshe Katsav i Izraelit, si edhe nënpresidenti amerikan Dick Cheney. I pranishëm në ceremoni ishte edhe presidenti ukrainas, Viktor Yushchenko, i ati i të cilit ka qenë i burgosur në Auschwitz.

Disa pjesëmarrës kritikuan atë që ata thonë se kanë qenë rishfaqje të anti-semitizmit në Evropë dhe në Rusi.

Edhe Greqia nderoi viktimat e Holokaustit dje, Ditën e Parë vjetore të Kujtimit në këtë vend. Një grup i vogël hebrenjësh grekë, të cilët mbijetuan kampet naziste të vdekjes, morën pjesë në një ceremoni të vendosjes së kurorave në Selanik, ku para Luftës së Dytë Botërore lulëzonte një komunitet hebraik.

XS
SM
MD
LG