Lidhje

Putin: Rusia do të shtojë bashkëpunimin me NATO-n  - 2005-01-28


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se vendi i tij do të shtojë bashkëpunimin me NATO-n, por ai u shpreh qartë kundër zgjerimit të mëtejshëm të Aleancës.

Zoti Putin tha sot në Këshillin e Sigurimit të Rusisë se bashkëpunimi me NATO-n provoi se vendimi kishte qënë i drejtë dhe në fakt e ka forcuar pozitën e Rusisë në arenën ndërkombëtare.

Por ai tha se është i bindur se nuk ka arsye për zgjerimin e mëtejshëm të Aleancës.

Çështja u bë më delikate këtë muaj me inaugurimin e Presidentit të Ukrainës, Viktor Yushchenko, i cili ka thënë se synon të kërkojë anëtarësimin në NATO.

XS
SM
MD
LG