Lidhje

Irak: Sulm ndaj ambasadës amerikane në Bagdad  - 2005-01-29


Ambasada amerikane në Bagdat është goditur nga një sulm me raketë ose mortajë, dhe ushtria konfirmoi se 2 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur.

Njoftimet fillestare bëjnë të ditur se zjarri goditi pjesën jugore të ambasadës, duke lënë të vrarë dy amerikanë, një civil dhe një pjesëtar të ushtrisë.

Lënda plasëse ra në Zonën e Gjelbër sot në mbrëmje, disa orë para se të fillojnë zgjedhjet e para të lira në këtë vend në afro gjysmë shekulli.

XS
SM
MD
LG