Lidhje

Ish kreu i Partisë Komuniste Kineze varroset nën masa të rrepta sigurie - 2005-01-29


Kinezët i bënë nderimet e fundit ish kreut të Partisë Komuniste, Zhao Zijang, i cili u shkarkua nga detyra dhe u përjashtua nga partia pasi kundërshtoi fushatën ushtarake të vitit 1989 kundër protestuesve paqesorë në Sheshin Tiananmen.

Shërbimet e përmortshme u mbajtën sot nën masa të rrepta sigurimi dhe autoritetet nuk lejuan disidentët dhe as gazetarët të hynin në varrezën e Pekinit. Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të mjeteve të informimit, Gazetarët Pa Kufij, protestoi kundër bllokimit të lajmeve rreth kësaj ngjarjeje.

Zoti Zhao vdqi më 17 janar në moshën 85 vjeçare. Ai u mbajt nën arrest shtëpiak për 15 vjet pas përmbysjes nga pushteti për shkak të veprimeve të tij gjatë protestave në Sheshin Tiananmen.

Zhao Zijangut i jepen meritat për fillimin e reformave në Kinë gjatë viteve 1980. Por, ai u përjashtua nga Partia Komuniste në vitin 1989 pasi shprehu simpati për protestuesit në Sheshin Tiananmen dhe shkoi për të folur drejtpërdrejtë me demonstruesit.

XS
SM
MD
LG