Lidhje

Shqipëri: Një ekip qeveritar inspekton zonat e dëmtuara nga moti i keq - 2005-01-29


Nje ekip qeveritar, i kryesuar nga zevendes Kryeministri Namik Dokle, inspektoi të shtunën disa prej zonave te demtuara ne Veri te Shqiperise, ku prej nje jave po vazhdon nje situate e renduar, per shkak te rreshjeve te medha te debores qe kane arritur lartesine prej dy metrash.

Zoti Dokle kerkoi nga strukturat vendore qe te perdorin me shpejtesi fondin prej 80 milion lekesh, dhene nje dite me pare nga Qeveria shqiptare per zhbllokimin e rrugeve rurale dhe per t’i ardhur ne ndihme popullates.

Ne dsa prej komunave te largeta malore, sot ka nisur te ndjehet mungesa e rezervave ushqimore. Gjithashtu, ka mungese te energjise elektrike ne zonat rurale, per shkak te demtimeve ne rrjetin e shpendarjes.

Forca dhe mjete te shumta te ushtrise dhe te policise, jane vene ne gatishmeri per te shpetuar jeten e njerezve, por edhe per te hapur rruget kombetare dhe ato rurale. Ne ndihme te forcave te ushtrise shqiptare shkuan sot edhe dy mjete te KFOR-it, te ardhurra nga Kosova, te cilat po punojne per te mbajtur te zhbllokuar rrugen Morine-Kukes-Qafa e Malit.

Gjate dites se sotme ishin te hapura, me nje kalim, rruget kombetare qe shkojne ne drejtim te Kukesit dhe Peshkopise. Nderkohe, helikopteret kane nderhyre, ne te pakten tre raste, per te shpetuar jeten e njjerezve, ndersa gjate nates se kaluar, forcat e policise se Shkodres shkuan ne ndihme te nje shtetasi te semure ne komunen malore te Pultit

XS
SM
MD
LG