Lidhje

Ambasada e Shqipërisë në Washington organizon ditën e miqësisë shqiptaro - amerikane - 2005-01-29


Ambasada e Shqiperise në Washington organizoi dje një mbremje kulturore të miqësise shqiptaro amerikane ku ishin ftuar per te marre pjese ligjvënës të ndryshëm e zyrtare të administratës, politikanë e diplomatë të vendeve evropiane të akredituar në kryeqytetin amerikan. Pjesmarrja ishte tepër e larmishme duke filluar nga governatorë shtetesh, kryetarë fisesh indiane të Amerikës, deri në sherifë krahinash të ardhur nga shtete te tilla se Karolina e veriut e Louiziana ku banojnë një numër i konsiderueshëm shqiptarësh e arbëreshë.

Kryetari i komisionit te Shteteve te Bashkuara për ruajtjen e trashëgimisë kulturore amerikane jashte vendit, Warren Miller shprehet i kënaqur për praninë e tij. Ai thotë se në Evropën lindore e qëndrore, Shqipëria është ndoshta vendi më tolerant ndaj pasurive e vlerave të huaja kulturore. “Ne” thotë ai, “gjithashtu e njohim dhe vlerësojmë rolin që luajti Shqipëria gjatë holokaustit si i vetmi vend në Evropë që i mbrojti dhe i shpëtoi të gjithë hebrenjtë që jetonin atje. Kjo mbrëmje festive është një tjetër ngjarje në Washington dhe ne kemi nderin të marrim pjesë. Ambasador Tarifa është mik i mrekullueshëm i Amerikës dhe sonte këtu shpresojmë të takojmë shumë miq të tjere”, thotë komisioneri Miller.

Ndërsa ligjvënësi Martin Olav Sabo nga shteti Minesota thote se kjo mbrëmje është rast i mirë per të festuar dhe njëkohesisht shërben për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Në mbrëmje ndodhej edhe drejtori i agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar ose USAID, Andriu Nacios; shefi i zyrës për Shqipërinë pranë departamentit të Shtetit dhe funskionarë të tjerë të agjencive qeveritare. Duket se te gjithë kishin ardhur thjesht për të kalur pak orë mes miqve e larg telasheve të zyrës.

Ambasador Fatos Tarifa thotë se mbrëmje të tilla në pamje mund te duken të kushtueshme, por në fakt nuk është ashtu, pasi përfitimet janë të mëdha e të shumëfishta në aspektin kulturor por edhe në atë diplomatik. Ambasador Tarifa thotë se mbrëmje të tilla festive tashmë po shndrohen në traditë.

Mes shqiptarëve ndodhej edhe aktori nga Kosova Xhevat Limani. Ai ka afro dy vjet në Nju Jork the thote se ka ardhur ketu me një mison të vecantë, për të krijuar teatrin shqiptar ne Amerike. ”Në fillim mendoja ta quaja Teatri shqiptar në Nju Jork, por avokati më tha që m[ i plotë do të ishte emri Teatri shqiptar në Amerikë, pasi shqiptarët janë shpërndarë në mbarë këtë kontinent. Deri tani kam kontaktuar shumë aktorë, regjisorë, koreografë e të tjerë nga bota e artit nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia që veprojnë në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu kam marrë premtime për ndihmë edhe nga aktorë të njohur amerikanë me prejardhje shqiptare siç janë Deni Devito(arbëresh), Jim Belushi e Stan Dragoti si dhe aktorët Vanesa Redgrave e Roger Moore.”

XS
SM
MD
LG