Lidhje

Presidenti i përkohshëm i Irakut al -Javar u bën thirrje irakianëve të marrin pjesë në votime  - 2005-01-29


Presidenti i përkohshëm i Irakut Ghazi al Javar u bëri thirje të gjithë irakianëve të marrin pjesë nesër në votimet historike kombëtare, por ai parashikon që frika nga sulmet mund të bëhet shkak që shumë njerëz të mos dalin to votojnë.

Më shumë se 14 milion irakianë kanë të drejtën e votës për asamblenë kombëtare me 275 anëtarë si dhe për këshillat rajonalë. Por zoti al Javar tha sot në një konferencë shtypi se nuk pret që të ketë pjesëmarrje masive në votime. Vendi është plotësisht i paralizuar në përgatitje për votimet: kufijtë janë të mbyllur, është ndalur trafiku dhe është vënë në zbatim ndalim-qarkullimi me orare të zgjatura. Por megjithë masat e shtuara të sigurimit të paktën 16 irakianë u vranë në incidente të reja dhune në mbarë vendin.

Ndërkaq, rreth 85 mijë irakianë që jetojnë jashtë vendit kanë hedhur votat për qeverinë e re. Votimet e irakianëve jashtë vendit filluan që dje dhe do të vazhdojnë edhe nesër në qendra votimi në 14 vende nga Australia në Evropë e në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG