Lidhje

Bush: zgjedhjet do të shënojnë fillimin e paqes dhe begatisë në Irak - 2005-01-29


Presidenti Bush tha se zgjedhjet në Irak do të shënojnë fillimin e paqes dhe të begatisë në këtë vend të trazuar.

Në fjalimin e tij të përjavshëm për radio, presidenti ngriti lart sot popullin irakian që megjithë dhunën, frikësimet dhe vrasjet do të shkojë në votime. Ai tha se çdo irakian i cili shkon në votime meriton admirimin e botës.

Në fjalimin në emër të Partisë Demokrate, ligjvënësi Ike Skelton nga Mizuri vlerësoi guximin e trupave amerikane dhe të popullit irakian, por vuri në pikëpyetje mënyrën se si administrata e presidentit Bush e ka trajtuar gjendjen në Irak.

Zoti Skelton, demokrati më i lartë në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Shërbimet e armatosura, tha se administrata e presidentit Bush bëri gabime në Irak, përfshirë edhe çmobilizimin e ushtrisë irakiane dhe dërgimin e një numri të pamjaftueshëm trupash që të ruhet rregulli, faktorë që kanë ndikuar në shkallëzimin e dhunës.

XS
SM
MD
LG