Lidhje

Kolumbi: arrestohet terroristi Rodrigo Granda - 2005-01-30


Një person i dyshuar si terrorist dhe kontrabandist drogash është burgosur në Kolumbi. Rodrigo Granda është një nga anëtarët më të lartë të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë. Qeveria amerikane e ka përfshirë këtë grup në listën e saj të organizatave të huaja terroriste. Organizata Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë është e ndërlikuar në pjesën më të madhe të tregtisë së paligjshme të drogave në Kolumbi dhe mban përgjegjësinë për vrasjen e mijëra njerëzve në atë vend.

Lajmet bëjnë të ditur se zoti Granda u kap në Venezuelë dhe u transferua fshehurazi përtej kufirit në Kolumbi. Qeveria venezuelase e akuzon Kolumbinë se duke hyrë në territorin e saj për të rrëmbyer zotin Granda, ajo ka shkelur sovranitetin e Venezuelës. Zyrtarë të qeverisë kolumbiane thonë se kapja e zotit Granda ishte pjesë e përligjshme e përpjekjeve të saj për të luftuar terrorizmin. Grupi Forcat e Armatosura të Kolumbisë është përfshirë në listën e organizatave terroriste edhe nga Bashkimi Evropian në vitin 2002 dhe Kanadaja në vitin 2003.

Nuk është e qartë se në çfarë mase apo në çfarë niveli qeveria venezuelase miraton apo lejon mbështetjen materiale për terroristët kolumbianë. Venezuela nuk është treguar e vullnetshme apo e aftë për të vënë nën kontrll të plotë kufiurin e saj prej 2 mijë e 200 kilometrash me Kolumbinë. Si rrjedhim, grupet terroriste të Kolumbisë, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, Ushtria Kombëtare Çlirimtare dhe Grupet e Forcat e Bashkuara Vetëmbrojtëse të Kolumbisë, e shikojnë kufirin si zonë të sigurt dhe e shfrytëzojnë atë për pushim, furnizim dhe transportim armësh dhe drogash.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Riçard Bauçer, thotë se Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Kolumbisë dhe Venezuelës. Zoti Bauçer thekson se terroristë të tillë si Rodrigo Granda nuk duhen lejuar të lëvizin të lirë me imunitetin që duket se gëzojnë në Venezuelë: “Ne medojmë, tha zoti Bauçer, se të gjithë në Hemisferën Perëndimore duhet të jenë të shqetësuar për këtë gjë, duhet të nxisin Venezuelën të mos marrë rrugën e ballafaqimit, ta nxisin atë të sigurojë që të mes ketë kurrfarë mbështetjeje nga Venezuela për grupet terroriste që veprojnë në Kolumbi dhe të krijohen bazat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Kolumbinë në mënyrë miqësore.”

“Është nevoja që të gjithë ata në Hemisferën Perrëndimore që përpiqen për zgjidhjen paqesore të këtyre problemeve, të flasin me të dyja palët, thotë zëdhënësi Bauçer. “Por, për sa u përket çështjeve për të cilat bëhet fjalë dhe parimeve që kanë të bëjnë me to, thekson zoti Bauçer, mosmbështetja për terroristët duhet të jetë një nga pikat themelore për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.”

XS
SM
MD
LG