Lidhje

Shumica e britanikëve janë kundër kushtetutës së BE-së - 2005-01-30


Rezultatet e anketave të opinionit të organizuara nga dy gazeta tregojnë se një përqindje e madhe e votuesve britanikë ende është kundër kushtetutës së Bashkimit Evropian.

Sipas sondazhit të gazetës Daily Telegraph, 45 për qind e të anketuarëve do të votonin kundër kushtetutës, kurse vetën 42 për qind e favorizojnë atë. Tetë për qind thanë se ende nuk kishin vendosur sesi do të votonin ose nuk do të votonin fare.

Kurse sipas sondazhit të gazetës Sunday Telegraph, 41 për qind do të votonin kundër kushtetutës dhe vetëm 39 për qind në favor të saj.

Pritet që Britania të mbajë një referendum mbi kushtutën e Bashkimit Evropian vitin tjetër.

Nëse miratohet nga të 25 vendet anëtare, kushtetuta do të krijojë postin e ministrit të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe do të caktojë rregulla të reja votimi me qëllim që të përshpejtojë procesin e vendimmarrjes së organizatës.

XS
SM
MD
LG