Lidhje

Mbërrijnë në Tropojë dhe Pukë ndihmat e para qeveritare - 2005-01-30


Prej nje jave, ne Veri te Shqiperise po vazhdon situata e renduar, per shkak te rreshjeve te debores qe thuajse ne te gjithe zonen kane arritur lartesine prej 2 metrash.

Sot, ne rrethet e Tropojes dhe te Pukes arriten ndihmat e para ushqimore, te derguara nga Qeveria shqiptare. Per me shume se 24 ore, dhjete kamione te ushtrise shqiptare udhetuan, ne kushte tejet te veshtira, per te derguar ndihmat ushqimore ne keto dy rrethe, ku situata humanitare eshte me kritike.

Po sot, nga depot e Rezervave te htetit ne Durres, ne drejtim te Qarkut te Kukesit jane nisur edhe 20 kamione te tjere me ndihma ushqimore, te cilat do te shperndahen falas per banoret e komunave te thella malore, ku ka filluar te ndjehet mungesa e rezervave ushqimore.

Qeveria shqiptare ka premtuar dergimin e 600 ton ndihmave ushqimore ne zonen Veriore te Shqiperise. Per shperndarjen e ketyre ndihmave jane angazhuar 70 kamione te ushtrise si dhe helikopteret e Ministrise se Mbrojtjes.

Edhe Kryqi i Kuq Shqiptar ka pergatitur 1000 pako ushqimore, ne ndihme te banoreve te rretheve Veriore.

Nderkohe,gjate dites se sotme kane pushuar rreshjet e debores, por vendin e tyre e kane zene ngricat, te cilat kane veshtiresuar levizjen neper akset kombetare qe shkojne ne drejtim te Kukesit dhe Peshkopise, ku rruget jane hapur vetem me nje kalim.

Nga Kosova kane ardhur ne ndihme edhe dy mjete te KFOR-it, qe po punojne per te mbajtur hapur aksin e rruges Kukes –Fushe-Arres. Nderkohe, vazhdojne te jene te bllokuara thuajse te gjitha rruget rurale, qe shkojne drejt komunave malore.

XS
SM
MD
LG