Lidhje

Rajs: Zgjedhjet në Irak shkuan më mirë nga ç’pritej - 2005-01-30


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs tha se zgjedhjet në Irak shkuan më mirë nga ç’pritej, megjithë dhunën dhe njoftimet për disa probleme me votimet.

Zonja Rice tha se votimet nuk ishin perfekte, por ajo shtoi se ato ishin një hap përpara që nga rënia e diktatorit Sadam Hussein.

Sekretarja e Shtetit tha se irakianët po gjejnë atë që ajo e quajti ”zëri i lirisë”. Zonja Rice tha gjithashtu se kishte folur me Presidentin Bush, i cili nga ana e tij tha se sot është një ditë e madhe për popullin irakian.

Presidenti Bush sot ndodhet në Shtëpinë e Bardhë, nga ku po i ndjek njoftimet për zgjedhjet.

XS
SM
MD
LG