Lidhje

Udhëheqës evropianë i përshëndeesin zgjedhjet e Irakut - 2005-01-31


Udhëheqës evropianë i përshëndetën zgjedhjet e Irakut si fitore për lirinë, demokracinë dhe për popullin irakian.

Kryeministri britanik, Toni Blair, i cilësoi zgjedhjet si një grusht të rëndë ndaj zemrës së terrorizmit global. Ai tha se ishte diçka prekëse dhe që të impononte respekt të shikoje irakianët duke votuar me gjithë kërcënimet e kryengritësve.

Gjermania tha se zgjedhjet ishin një shenjë e vendosmërisë së Irakut për të përcaktuar të ardhmen e tij, ndërsa kryeministri italian, Silvio Berluskoni, tha se votimi vërtetoi se irakianët kërkojnë të mposhtin terrorizmin dhe të vendosin demokracinë.

Mirëpo, ministri i jashtëm i Turqisë, Abdullah Gyl, u tha dje gazetarëve se ishte tepër herët të thuhet nëse zgjedhjet do të çojnë në krijimin e një qeverie gjithë-përfaqëuese.

Ai shtoi se i shikonte zgjedhjet si një akt për caktimin e një afati për tërheqjen e trupave të huaja nga Iraku. Shtetet e Bashkuara nuk kanë deklaruar se kur forcat e tyre do të fillojnë të largohen nga Iraku. //az//

XS
SM
MD
LG