Lidhje

Presidenti Moisiu kërkon më shumë nga prokurorët në luftën kundër korrupsionit - 2005-01-31


Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu dhe Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku kërkuan sot një angazhim më të madh të prokurorëve në luftën kundër korrupsionit. Zoti Sollaku këmbënguli në goditjen e fenomenit të korrupsionit vecanërisht në dogana, tatime dhe në administratën shtetërore. Gjatë vitit të shkuar janë hapur cështje penale ndaj 374 zyrtarëve të niveleve të ndryshme.

Sistemi i tatimeve dhe doganave përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave për buxhetin e shtetit dhe rrjedhimisht edhe atë të investimeve për sektorë të ndryshëm. Jo më kot, sot Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku, pa anashkaluar rëndësinë e luftës kundër krimit të organizuar vuri theksin edhe në goditjen e fenomenit të korrupsionit duke kërkuar nga prokurorët që të mnos përjashtojnë askënd nga ndjekja penale: "Ju nuk mund të bëni rolin e punonjësit të tatimeve por ju keni shumë mundësi që të përdorni ashpërsinë e ligjit kur këta të fundit nuk kryejnë detyrat. Ju s’mund të bëni detyrën e punonjësit të doganës por keni mundësitë ligjore që të detyroni ata me frikën e ligjit që të bëjnë detyrën njëlloj ndaj cdo biznesmeni. Ju nuk mund të bëni detyrën e punonjësit të kontrollit të brednshëm por kur kallzimet e tyre ju paraqiten duhet të bashkëpunoni fort me ata që të dilni fitimtarë mbi argumentat e mbrojtjes dhe të bindni gjykatën në fajësin e autorëve".

Edhe presidenti Alfred Moisiu kërkoi një veprim më të ashpër të prokurorisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit: "Dua që të jeni vërtetë më agresiv në kërkesat e zbatimit të ligjit. Jeni shtylla kryesore e luftës kundër korrupsionit dhe krimit dhe së bashku me Kontrollin e lartë të shtetit, një tjetër shtyllë e rëndësishme të shtoni bashkëpunimin dhe të ngushtohet vendi për ata që i duan të keqen këtij vendi, këtij populli dhe nuk duan të kuptojnë që ligji është ligj".

Pavarësisht se doganat dhe tatimet kanë rritur nga viti në vit nivelin e të ardhurave të grumbulluara prej tyre, Shqipëria sërish është vendi me nivelin më të ulët krahasuar me rajonin, për shkak të shmangieve fiskale nga bizneset që veprojnë në vend, ndersa abuzimet e zyrtareve shteteror vazhdojne te konsiderohen te larta. Gjate vitit te shkuar prokuroria ka hapur 374 ceshtja penale ndaj zyrtareve te niveleve te ndryshme.

Deklarimet e kreut të shtetit Moisiu dhe Prokurorit të Përgjithshëm Sollaku u bënë gjatë përurimit të godinës së re të prokurisë së Tiranës, më e madhje dhe më e rëndësishmja në vend. Godina e re është investimi më i madh i bërë deri më tani në prokuritë e vendit të cilat vazhdojnë të vuajnë nga mungesa të theksuara të kushteve të punës dhe teknologjisë. Vetëm për infrastrukturën e gjykatave, sipas nje studimi te eksperteve te huaj, nevojiten afër 26 milion euro që ajo të jetë e standarteve ndërkombëtare

XS
SM
MD
LG