Lidhje

BE: Anëtarësimi i Kroacisë në rrezik - 2005-01-31


Një zyrtar i Bashkimit Evropian thotë se shpresat e Kroacisë për t’u anëtarësuar në këtë bllok janë në rrezik, për shkak se ajo po nguron të dorëzojë një ish gjeneral që ndiqet penalisht për krime lufte.

Zoti Ollie Rehn, Komisioner i Bashkimit Evropian për çështjet e zgjerimit, paralajmëroi sot se Kroacia duhet të shtojë bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës, përndryshe anëtarësimi i saj do të rrezikohet.

Me gjendjen e tanishme, tha zoti Rehn, ai nuk do të rekomandonte hapjen e bisedimeve me Kroacinë sepse qeveria e saj nuk ka vullnetin politik për arrestimin dhe dorëzimin e gjeneralit Ante Gotovina.

Ai tha se nëse situata nuk ndryshon, Bashkimi Evropian do të shtyjë bisedimet e anëtarësimit me zyrtarët kroatë të planifikuara për 17 mars.

Qeveria kroate thotë se nuk ka dijeni se ku ndodhet gjenerali dhe se ka mundësi që ai të jetë larguar nga vendi.

XS
SM
MD
LG