Lidhje

Bush bisedon me Rusinë, Naton dhe BEnë për Irakun  - 2005-02-01


Presidenti Bush diskutoi sot për zgjedhjet në Irak në biseda telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin dhe krerët e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se zoti Bush dhe zoti Putin ishin të një mendjeje se zgjedhjet e së dielës shënojnë një hap përpara për popullin e Irakut drejt rindërtimit të vendit. Zëdhënësi tha se dy udhëheqësit shprehën gjithashtu kënaqësinë për takimin që do të kenë në Sllovaki këtë muaj.

Presidenti Bush foli sot gjithashtu me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer dhe me presidentin e Bashkimit Evropian Hoze Manuel Barrozo lidhur me procesin demokratik në Irak. Të tre udhëheqësit ishin në një mendje se demokracia në rajon ka bërë një hap përpara me zgjedhjet e Irakut dhe Afganistanit. Ata thanë gjithashtu se është e rëndësishme që tani duhet të mbështetet qeveria dhe institucionet e reja të Irakut, në mënyrë që procesi të ecë me të njëjtin ritëm.

XS
SM
MD
LG