Lidhje

Mbreti i Nepalit bën të njohur kabinetin e ri  - 2005-02-02


Mbreti i Nepalit Gianendra bëri të njohur kabinetin prej 10 anëtarësh të qeverisë së re, pasi shkarkoi dje nga detyra qeverinë e vendit dhe deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme. Kabineti i ri u bë i njohur sot radion dhe televizionin shtetëror.

Dje mbreti tha se do ta drejtonte vetë Nepalin për tre vjet. Ai tha se e liroi nga detyra kabinetin e kryeministrit Sher Bahadur Deuba sepse nuk mundi të organizonte zgjedhjet dhe gjithashtu nuk i bëri dot ballë një lëvizjeje ekstremiste Maoiste, e cila shkaktoi mijëra të vdekur. Mbreti Gianendra mohoi se ka organizuar një grusht shteti.

Ndërkohë, vendi i Himalajave i ka prerë lidhjet me mbarë botën duke ndërprerë mjetet e komunikimit. Të gjitha fluturimet për në Katmandu u anulluan. Mbreti i Nepalit e ka shkarkuar njëherë kryeministrin Deuba nga detyra në vitin 2002.

XS
SM
MD
LG