Lidhje

Irak: Vazhdon numërimi i votave - 2005-02-02


Në Irak vazhdon numërimi i votave, ndërkohë që kryeministri i përkohshëm filloi bisedimet me udhëheqësit e fraksioneve kryesore politike për formimin e qeverisë së re.

Kryeministri Ijad Allavi u takua me udhëheqësit, përfshirë disa suni, në përpjekje për të siguruar pjesëmarrjen e gjithë grupeve në qeverinë e re.

Por një shoqatë me ndikim e klerikëve myslimanëve suni, tha sot se zgjedhjet kombëtare të së dielës nuk gëzojnë legjitimitet, si rrjedhojë e pjesëmarrjes së ulët të votuesve suni dhe si rezultat qeveria e re nuk ka autoritetin për të përmbushur misionin e saj kryesor, hartimin e kushtetutës së re.

Ndërkaq, qetësia relative e ditëve të fundit u trondit sot kur kryengritësit vranë të paktën pesë veta dhe hodhën në erë një tubacion nafte.

XS
SM
MD
LG