Lidhje

Grupi i Kontaktit bën thirje për rezultate konkrete në mbrojtje të pakicave - 2005-02-02


Grupi ndërkombëtar i Kontaktit u ka bërë thirje zyrtarëve të Kosovës të tregojnë rezultate konkrete për mbrojtjen e pakicave.

Grupi, i cili përbëhet nga Britania, Franca, Gjermania, Italia, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nxori sot një deklaratë, pas dy ditë takimesh me zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtarë në Prishtinë.

Grupi i bëri gjithashtu thirje presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova t’i përmbahet angazhimit të tij dhe të heqë dorë nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

XS
SM
MD
LG