Lidhje

Del-Ponte: kapja e të akuzuarve kushtëzon suksesin e misionit të Gjykatës - 2005-02-02


Kryeprokurorja e Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krime lufte u bëri thirje udhëheqësve të Malit të Zi të bashkëpunojnë për kapjen e personave të akuzuar për krime lufte.

Karla del Ponte tha se është e pabesueshme që një dekadë pas konfliktit të Bosnjës, persona të dyshuar si ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç dhe shefi i shtabit të tij ushtarak Ratko Mlladiç ende nuk janë kapur. Ajo theksoi rëndësinë e kapjes së këtyre të akuzuarve brenda këtij viti. Përndryshe, tha zonja del Ponte, Gjykata e Hagës nuk do të jetë në gjendje të përmbushë punën e saj brenda vitit 2008 siç është planifikuar.

Kryeprokurorja del Ponte foli në Podgoricë pas bisedimeve me udhëheqësit e Malit të Zi. Zyrtarët malazezë pranuan rëndësinë e bashkëpunimit me gjykatën.

Gjykata e Hagës ngriti akuza ndaj zotit Karaxhiç dhe gjeneralit Mlladiç në vitin 1995 për rolin e tyre në sulmet kundër civilëve gjatë konfliktit në Bosnjë-Hercegovinë. Që nga ajo kohë, mediat nga Ballkani kanë njoftuar se zoti Karaxhiç ka vizituar Malin e Zi.

XS
SM
MD
LG