Lidhje

Papa Gjon Pali shtrohet në spital; gjendja e tij po përmirësohet  - 2005-02-02


Ministri italian i Shëndetësisë Girolamo Sirchia tha se gjendja e Papa Gjon Palit të dytë po përmirësohet dhe mjekët janë optimistë për shërimin e tij.

Ministri Sirchia po ashtu u tha gazetarëve se njoftimet e Vatikanit për gjendjen shëndetësore të Papës kanë qënë plotësisht të sakta. Ai i bëri këto komente pas vizitës në spitalin Gemelli ku Ati i shenjtë ndodhet i shtruar.

Po sot zyrtarët e Vatikanit thanë se Papa Gjon Pali është në gjendje të qëndrueshme. Papa 84 vjeçar, u shtrua në spital dje në mbrëmje me probleme të frymarrjes si pasojë e gripit.

Papa u sëmur të djelën dhe i anuloi gjithë planet e tij të dy ditëve të fundit.

Ai vuan nga sëmundja e Parkinsonit, e cila gradualisht ndikon në humbjen e kontrollit të muskujve përfshi ato të fytit dhe të kraharorit. Mjekët specialistë thonë se mosha dhe gjendja fizike mund të vështirësojnë shërimin e tij.

XS
SM
MD
LG