Lidhje

Listës së ndaluar të emblemave naziste, si kryqi i zvastikës, t’i shtohen edhe simbolet komuniste - 2005-02-03


Një grup deputetësh të Parlamentit Evropian kërkuan që listës së ndaluar të emblemave naziste, si kryqi i zvastikës, t’i shtohen edhe simbolet komuniste.

Europarlamentarë nga Lituania, Sllovakia, Hungaria dhe vende të tjera ish komuniste, thanë sot në një konferencë shtypi në Bruksel, se ata e konsiderojnë drapërin dhe çekanin dhe emblemat e tjera komuniste, si simbole të shtypjes dhe vuajtjeve.

Megjithatë një zëdhënës i Franko Fratinit, Komisionerit Evropian për Drejtësinë, tha se nuk do të ishte e përshtatshme t’i shtoje listës së emblemave naziste edhe simbolet komuniste. Ai tha se propozimi i Bashkimit Evropian për ndalimin e simboleve naziste përmend konkretisht simbolet që lidhen me anti-semitizmin dhe format e tjera të persekutimit.

Shkas për debatet e zyrtarëve evropianë për ndalimin e simboleve naziste, u bë një fotografi e Princit Harry të Britanisë, ku ai shihej me emblemën naziste në një uniformë që kishte veshur në një mbrëmje me kostume para disa javësh.

XS
SM
MD
LG