Lidhje

Ligjvënesi Earl Pomeroy: kjo periudhë e Kosovës pa një status të përcaktuar pengon përparimin dhe mundësitë për zhvillimin e bazave të shtetit ligjor - 2005-02-04


Ligjvënesi Earl Pomeroy nga Dakota e veriut, i tha Zërit të Amerikës se në sajë të veprimtarisë këmbëngulëse 10 vjeçare të lobit shqiptaro amerikan në Washington, çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e mbarë Ballkanin sot zenë vend në krye të rendit të ditës të shumë antarëve të Kongresit. Ligjvënësi Pomeroy i bëri këto komente gjatë takimit tradicional që shoqata lobiste Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan organizoi mbrëmë në mjediset e kongrest.

Për zotin Pomeroy, Këshilli Kombëtar shqiptaro amerikan përfaqëson shqiptarët e mbarë Amerikës dhe gjatë 10 vjetëve të ekzistencës, kjo shoqatë ka arritur të ushtrojë ndikim në Kongresin amerikan duke kërkuar me kembëngulje drejtësi për Kosovën, e duke tërhequr vëmendjen e ligjvënësve ndaj çështjeve në Shqipëri e të shqiptarëve në përgjithësi.

“Jam shumë i gëzuar për zgjedhjet e ardhëshme në Shqipëri”, thote ligjvënësi Pomeroy. “Presidenti Bush iu drejtua vendit tonë duke folur për zgjedhjet që jane zhvilluar në Afganistan, Irak e në vende të tjera të vështira. Në këtë frymë ne gjithashtu përshëndesim përparimin dhe demokracinë në Shqiperi dhe i shohim zgjedhjet e ardhëshme si tregues të qarte se Shqiperia është një vend që ka kaluar fazën e tranzicionit dhe ku liria e demokracia kane hedhur rrënjë”.

Lidhur me çështjen e Kosovës, për të cilën ligjvënësi Pomeroy dallohet për përkushtimin e tij, ai thotë se shpreson që ky vit të jetë vendimtar. Zoti Pomëroy thotë se marshimi për zbatimin e standarteve përpara statusit vazhdon, por ky marshim nuk mund te vazhdojë në se rrugës nuk i duhet fundi. Ligjvënësi Earl Pomeroy thotë se kjo periudhë e Kosovës pa një status të përcaktuar pengon përparimin dhe mundesitë për zhvillimin e bazave të një shteti ligjor. “Tani”, thote zoti Pomaroy, “është arritur në atë pikë ku përcaktimi i statusit shihet si i domosdoshëm”.

Përfaqësuesi i Dakotës së Veriut në Kongresin amerikan, Pomeroy thote se që kur filloi të merrej me çështjet shqiptare, para disa vjetëve, ai është njohur mirë me problemet e ndryshme që përballen shqiptarët; populli i Kosovës përpiqet për rindërtimin e pëparimin e vendit, ndërsa populli i Shqipërisë ballafaqohet me periudhen kyçe të tranzicionit.

Ligjvenesi Earl Pomeroy thote se guximi dhe vendosmëria që shqiptarët në Kosovë e Shqipëri tregojnë në këto përpjekje gjatë kësaj periudhe, e frymezojnë atë personalisht, por prej tyre edhe vetë Shtetet e Bashkuara mund të nxjerrin mësime, përfundon ligjvënësi Earl Pomaroy.

Në mbrëmjen e organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan, merrnin pjesë zyrtarë e politikanë nga Shqiperia e Kosova të ftuar per të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve dje në Washington. Kryetari i partisë së bashkimit liberal, PBL, Arjan Starova thotë se një traditë e tillë lutjesh po përpiqet të krijohet edhe në Shqiperi.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan, Martin Vulaj thotë ndjehet i gëzuar nga pjesmarrja e gjerë. megjithëse dita e djeshme për kongresin ishte dite pushimi, prandaj duket se edhe shumë prej ligjvënësve anëtare të grupit për çështjet shqiptare nuk ndodheshin të pranishëm.

XS
SM
MD
LG