Lidhje

Sekretarja Rajs vazhdon vizitën në vendet evropiane - 2005-02-04


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleeza Rice, i ka bërë thirrje qeverisë iraniane që të shfrytëzojë mundësitë diplomatike që i janë ofruar.

Zonja Rice i bëri këto komente sot në Berlin pas takimit me Kancelarin gjerman, Gerhard Schroeder, i cili është kundërshtar i vendosur i pushtimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak dhe mbështetës i praktikës diplomatike në marrëdhëniet me Iranin.

Zoti Schroeder tha se Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe po bëjnë gjithçka që ata munden për të gjetur një zgjidhje diplomatike për programin bërthamor të Iranit.

Sot paradite në Londër, zonja Rice u përpoq të qetësonte frikën e evropianëve për mundësinë e ndërhyrjes ushtarake, duke thënë se një sulm amerikan në Iran nuk është në rendin e ditës së administratës amerikane për momentin.

Zoti Schroeder u zotua se Gjermania do të vazhdojë rolin e saj në stërvitjen e trupave dhe policisë së Irakut dhe tha se qeveria e tij do të vazhdojë ndihmën për forcat në Afganistan.

Zonja Rice po bën një turne 8-ditor në Evropë dhe në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG