Lidhje

Sekretarja Rajs vazhdon turneun në Evropë - 2005-02-05


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs mbërriti në Turqi për bisedime mbi gjendjen në Irakun fqinjë. Zonja Rice u takua me kryeministrin turk Reçep Tajip Erdogan në aeroportin e Ankarasë. Nuk janë bërë të ditura hollësitë mbi bisedimet e tyre.

Por në një konferencë për shtypin gjatë udhëtimit me avion para mbërritjes në Turqi, zonja Rajs tha se Shtetet e Bashkuara janë të ndërgjegjshme për shqetësimet turke se një zgjerim i autonomisë së kurdëve në Irak, do t’i jepte shtytje separatizmit kurd në Turqi. Ajo tha se Washingtoni është i angazhuar për një Irak të bashkuar.

Në Ankara zonja Rajs ka në plan të takohet edhe me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov për të bërë përgatitjet për takimin mes Presidentit Bush dhe Presidentit rus Vladimir Putin që do të mbahet këtë muaj në Sllovaki.

Po sot më herët, Sekretarja Rajs ishte në Varshavë ku ajo falenderoi Poloninë, një aleate e rëndësishme e Shteteve të Bashkuara për kontributin e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Adam Rotfeld i tha zonjës Rice se Varshava ka në plan t’i pakësojë nga 2 mijë e 500 në rreth 1 mijë e 700 trupat polake në Irak.

XS
SM
MD
LG