Lidhje

Ushtarët izraelitë vrasin dy palestinezë në Rripin e Gazës - 2005-02-05


Ushtarët izraelitë vranë dy palestinezë, të cilët mesa duket u përpoqën të kalonin një gardh sigurimi në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite thotë se dy palestinezët hynë dje në një zonë të mbyllur dhe iu afruan gardhit që ndan Rripin e Gazës nga Izraeli. Nuk është e qartë nëse dy palestinezët ishin të armatosur.

Po dje, kryeministri izraelit, Ariel Sharon, u ankua se palestinezët ende nuk po bëjnë sa duhet për të ndaluar sulmet kundër Izraelit.

Sipas një deklarate të nxjerrë nga zyra e kryeministrit, zoti Sharon e bëri këtë koment gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Norvegjisë, një ditë pasi ekstremistët palestinezë sulmuan trupat izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Gaza, duke plagosur 5 prej tyre.

Megjithë aktet e dhunës, Presidenti Bush tha dje se beson se mund të arrihet një zgjidhje e konfliktit izraelito-palestinez.

XS
SM
MD
LG