Lidhje

Britania bën thirje për dyfishimin e ndihmave për vendet në zhvillim - 2005-02-05


Britania thotë se ministrat e financave të grupit të 7 vendeve më të industrializuara shprehën vullnetin të anulojnë deri në 100 për qind të borxhit të vendeve më të varfëra të botës.

Sekretari britanik i Thesarit, Gordon Braun tha se në mbyllje të takimit të nivelit të lartë të shtatëshes në Londër sot, se lehtësimi i borxhit do të diskutohej duke i marrë në shqyrtim një nga një vendet.

Britania kishte këmbëngulur gjithashtu që të vazhdonin përpjekjet për një plan për dyfishimin e ndihmës ndërkombëtare për vendet në zhvillim, por Shtetet e Bashkuara e kishin hedhur poshtë atë propozim.

Nënsekretari amerikan i Thesarit, Xhon Teilor i tha radios BBC se plani nuk përputhet me procesin e buxhetit amerikan.

Sekretarja e Britanisë për Zhvillim Ndërkombëtar, Hilari Benn premtoi se do të vazhdonte ta nxiste këtë plan, duke thënë se deri në vitin 2006 do të gjendet një zgjidhje me, ose pa Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG