Lidhje

Nepal: Mbreti shpall gjendjen e jashtëzakonshme - 2005-02-06


Më një shkurt, Mbreti Gianendra i Nepalit shkarkoi qeverinë e vendit, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe mori të gjitha kompetencat ekzekutive. Mbreti tha se qeveria kishte dështuar të zhvillonte zgjedhjet dhe t’i jepte fund kryengritjes maoiste. Kryengritësit përpiqen thuajse tash për 10 vjet për të përmbysur monarkinë kushtetuese të Nepalit dhe për ta zëvendësuar atë me një diktaturë komuniste. Reth 11 mijë vetë janë vrarë në luftime, afro 4 mijë që nga gushti i vitit 2003.

Linjat e komunikimit, përfshirë internetin dhe shërbimin telefonik, të kryeqytetit napalez Katmandu me pjesë të tjera të vendit dhe me jashtë u prenë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Lajmet lënë të kuptohet se udhëheqës studentorë dhe politikë janë arrestuar ose vendosur nën arrest shtëpie. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, trupat kanë rrethuar shtëpitë e anëtarëve të qeverisë së shkarkuar, përfshirë ish Kryeministrin Sher Bahadur Deuba. Mbreti Gianendra ka emruar një kabinet të ri dhjetë anëtarësh, të cilin do ta kryesojë ai vetë. Monarku tha se qeveria e re do të punojë për rivendosjen e demokracisë brenda tre vjetësh.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Riçard Bauçer, the se veprimet e Mbretit Gianendra minojnë institucionet demokratike të Nepalit dhe luftën kundër kryengritje maoiste: “Siç kemi thënë në mënyrë të përsëritur, ne mbështesim një Nepal paqesor, të begatë dhe demokratik. Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe atyre civile si edhe forcimi i demokracisë shumëpartiake janë komponentë thelbësorë të procesit të përparimit të Nepalit. Kështu që ne bëjmë thirrje për marrjen e menjëhershme të masave për rivendosjen e institucioneve demokratike shumëpartiake nën një kushtetutë monarkike. Ne theksoi zoti Bauçer, vazhdojmë t’i bëjmë thirrje maoistëve të heqin dorë nga kryengritja dhe të marrin pjesë në procesin politik përmes dialogut.”

Presidenti Bush tha në fjalimin e tij mbi gjendjen e vendit se “Shtetet e Bashkuara do të inkurajojnë reformat në qeveri të tjera, duke e bërë të qartë se suksesi në marrëdhëniet tona do të kërkojë trajtimin e denjë të popujve të tyre”.

XS
SM
MD
LG