Lidhje

Grupi i Shtatshes premton të lehtësojë borxhet e Botës së Tretë - 2005-02-06


Shatë vendet më të pasura të botës shprehën gatishmërin për lehtësimin e borxheve të Botës së Tretë, por nuk arritën marrëveshjen rreth një plani britanik për të shtuar ndihmën ndërkombëtare.

Ministrat e finacave nga shatë vendet më të industrializuara shprehën gatishmëri të falin deri në 100 për qind të borxhit të vendeve më të varfëra të botës.

Sekretari britanik i Thesarit, Gordon Brown, tha dje në përfundim të takimit të Grupit të Shtatëshes në Londër se ndihma për lehtësimin e borxheve do të përcaktohet veças për çdo vend.

Britania u bëri thirrje vendeve anëtare të Grupit të Shtashes që të mbështesnin edhe planin e saj për dyfishimin e ndihmës ndërkombëtare për vendet në zhvillim. Por Shtetet e Bashkuara e hodhën kategorikisht poshtë propozimin, duke thënë se ai nuk përputhet me procesin e buxhetit amerikan.

Sekretarja e Britanisë për Zhvillim Ndërkombëtar, Hilary Benn, premtoi se do t’i vazhdojë përpjekjet për miratimin e planit, duke thënë se deri në vitin 2006 do të gjendet një zgjidhje me ose pa Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG