Lidhje

Superbolli, ngjarja më e madhe sportive në Amerikë - 2005-02-06


Miliona e miliona amerikanë do të ndjekin sonte në televizion me shumë emocione ndeshjen finale të kampionatit të fotbollit amerikan ose superbollit, siç quhet këtu. Superbolli është kthyer në fakt në një ditë të pashpallur feste në Shtetet e Bashkuara.

Ndeshja do të luhet në Jacksonville të shtetit Florida dhe do të verë përballë ekipet Patriots të rajonit New England dhe Eagles të Philadelphias.

Me përjashtim të tifozëve, shumë amerikanë e ndjekin superbollin thjesht si justifikim për të festuar së bashku me miqtë dhe të afërmit.

Rrjeti televiziv Fox, i cili do të transmetojë ndeshjen si dhe do të japë programe speciale disa orë para saj, u ka kërkuar kompanive të reklamave 2.4 milion dollarë për çdo 30 sekonda. Ashtu si edhe ndeshjet e tjera të ngjashme që bëhen çdo vit, superbolli i sivjetëm pritet të jetë ndër ngjarjet më të ndjekura në historinë e televizionit amerikan.

XS
SM
MD
LG