Lidhje

27 të vrarë nga dy sulme të veçanta vetvrasese në Irak - 2005-02-07


Autoritetet irakiane thanë se të paktën 27 persona u vranë dhe rreth 20 të tjerë u plagosën sot në dy shpërthime të veçanta vetvrasese që kishin si objektiv policinë.

Zyrtarët thanë se sulmi i parë u krye në një kompleks spitalor në qytetin e Mosulit ku një vetvrasës aktivizoi lëndët shpërthyese në trupin e tij në mes të një grupi policësh duke vrarë të paktën 11 prej tyre. Në Bakuba, në veri të Bagdatit shpërthimi i një autobombe në afërsi të selisë së policisë vrau të paktën 14 persona. Grupi i Abu Musab al Zarqawit, degë e Al-Kaidës në Irak morri përgjegjësinë për të dyja sulmet përmes një deklarate të vënë në internet.

Ndërkohë zyrtarët e zgjedhjeve në Mosul thanë se persona të armatosur ndaluar të paktën 15 mijë banorë të votonin javën e kaluar për në asamblenë kombëtare. Autoritetet irakiane thanë se persona të armatosur hynë në qendra të votimit dhe fallcifikuan fletët e votimit.

Rezultatet e deritanishme tregojnë se Aleanca për Bashkimi e Irakut që përkrahet nga shiitët kryeson me 2 presje 3 milion vota, një koalicion kurd është në vendin e dytë me 1 presje 1 milion vota dhe një grup i udhëhequr nga kreyministri i përkohshëm Iyad Allawi në vendin e tretë.

XS
SM
MD
LG