Lidhje

Amnesti për emigrantët në Spanjë - 2005-02-07


Programi tre mujor ofron leje punësimi dhe banimi për ata që kanë qënë në Spanjë për të paktën gjashtë muajt e fundit dhe që përmbushin kriteret e tjera. Qeveria socialiste e Spanjës thotë se amnistia do ta bëjë më të lehtë përballimin e imigracionit dhe do të ofrojë të dhëna për personat që hyjnë në këtë vend.

Zyrtarët thanë se reformat do të ndihmojnë gjithashtu në pakësimin e abuzimeve me të cilat përballen imigrantët e paligjshëm për punësim, strehim dhe shërbim shëndetësor. Anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian kanë shprehur shqetësim duke argumentuar se amnestia mund të shtojë fluksin e punonjësve të huaj në mbarë kontinentin. Spanja konsiderohet si porta e hyrjes së imigrantëve të paligjshëm me gati 800 mijë të tillë.

XS
SM
MD
LG