Lidhje

Projekt buxheti i presidentit Bush në kongres - 2005-02-07


Presidenti Bush i dërgoi sot Kongresit projekt buxhetin federal prej 2 presje 5 trilion dollarësh i cili parashikon shtimin e buxhetit për ushtrinë dhe ndihmat e huaja ndërkohë që do të shkurtojë disa programe të brendëshme.

Ligjvënësit pritet të kundërshtojnë shumë nga shkurtimet e propozuara të cilat do të prekin një numër programesh për arsimin dhe kujdesin shëndetësor si dhe subvencionet për fermerët amerikanë.Projekt-Buxheti parashikonm shtimin e fondeve për programet kundër Sidës dhe Llogarinë e Sfidës së Mijëvjeçarit që shpërndan ndihmat amerikane për vendet e varfëra që zbatojnë reforma demokratike.

Plani për projekt-buxhetin e vitit 2006 trashëgon një deficit prej 390 miliardë dollarësh pak më të ulët se deficiti prej 427 miliardë dollarësh i vitit të kaluar. Por Shtëpia e Bardhë thotë se ky buxhet e vendos Amerikën në drejtimin e duhur për të përmbushur qëllimin e presidentin për përgjysmimin e deficitit buxhetor deri në vitin 2009. Kritikët thonë se projekt-buxheti nuk përfshin kostot për operacionet ushtarake në Irak dhe Afganistan.

XS
SM
MD
LG