Lidhje

Sot në Egjipt zhvillohen bisedimet e nivelit të lartë izraelito-palestineze - 2005-02-08


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon dhe udhëheqësi palestinez, Mahmoud Abbas, kanë në plan të shpallin një ndalim zyrtar zjarri në takimin e nivelit të lartë që zhvillohen sot në Egjipt.

Bisedimet zhvillohen në Sharm al-Sheikh, me pjesëmarrjen presidentit egjiptian Hosni Mubarak dhe Mbretit Abdullah të Jordanisë.

Në prag të takimit, Plani i armëpushimit u bë i ditur nga ministri palestinez i Kabinetit, Saeb Erekat, dhe u konfirmua nga burimet izraelite. Nga ana e tyre, udhëheqësit palestinezë kanë rënë dakord me grupet kryesore ekstremiste palestineze për të ndaluar sulmet kundër objektivave izraelite.

Njoftimi u bë disa orë pasi Izraeli rihapi pikën kyç të kalimit Karni, në Rripin e Gazës, i fundit në një seri masash për vendosjen e mirëbesimit, të marra nga të dy palët para takimit të lartë.

Ushtria izraelite mbylli pikëkalimin Karni pasi nga një sulm i ekstremistëve u vranë 6 civilë izraelitë muajin e kaluar. Presidenti Bush thotë se i kanë lënë mbresa hapat e ndërmarrë nga të dyja palët të prag të takimit të Sharm al-Sheikh-ut.

XS
SM
MD
LG