Lidhje

Çështja e imigracionit në Shtetet e Bashkuara


Shtetet e Bashkuara kanë qënë pishtari i shpresës për imigrantët, një vend ku janë vendor më shumë se 66 milionë imigrantë të ligjshëm që nga mesi i shekullit të 19-të dhe ku ndoshta jetojnë 20 milionë imigrantë të paligjshëm. Shërbimi i Shetësisë dhe Imigracionit thotë se në Shtetet e Bashkuara hynë çdo vit 500 mijë imigrantë të paligjshëm, fakt i cili i ka bërë shumë njerëz të komentojnë se politika amerikane e imigracionit nuk funksionon.

Presidenti George Bush e ngriti çështjen e imigracionit në fjalimin për gjendjen e vendit të mërkurën e kaluar, kur tha se sistemi amerikan i imigracionit nuk u përshtatet më nevojave ekonomike të Shteteve të Bashkuara dhe vlerave amerikane. Ai propozon që njerëzit të lejohen të vinë në Shtetet e Bashkuara për të punuar për një farë kohe pa u dhënë atyre të drejtë të qendrojnë.

“Ne nuk duhet të zbatojmë ligje që ndëshkojnë njerëzit punëtorë, që duan vetëm të mbështesin familjet e tyre dhe që pengojnë bizneset të marrin në punë njerëz që duan të punojnë, dhe që i hapin rrugën kaosit në kufijtë tonë. Ka ardhur koha për një politikë imigracioni që lejon pranimin e punëtorëve të përkohëshëm për t’u vendosur në ato vende pune që nuk i preferojnë amerikanët, që nuk lejon amnistinë, që na mban të informuar se kush hyn dhe kush largohet nga vendi unë, dhe që u mbyll kufijtë trafikantëve të narkotikëve dhe terroristëve”.

Michele Waslin është analiste e politikave të imigracionit në Këshillin Kombëtar të La Razës, organizata më e madhe e popullatës hispanike në Shtetet e Bashkuara. Ajo e mbështet Presidentin lidhur me reformën e imigracionit, por thotë se problemi është më i komplikuar se sa t’u jepet imigrantëve ilegalë leje e përkohëshme pune.

“Për mendimin tim arsyet për imigracionin e padokumentuar janë shumë komplekse dhe është e domdosdoshme që të gjenden rrënjët e këtij problemi, përse njerëzit vinë këtu pa dokumente. Së pari, nuk ka mjaft kanale ligjore që këta punëtorë të vinë këtu me dokumente të rregullta. Prandaj ne duhet të krijojnë një lloj vize të re, disa mekanizma të reja ligjore për imigrantët që janë të nevojshme dhe të pranueshme në këtë vend, megjithatë, ndryshe nga Presidenti, ne nuk besojmë se një program për punëtorë të përkohëshëm do të ishte zgjidhja e vetme e problemit”.

Një tjetër aspekt i reformës së imigracionit është nëse imigrantët pa dokumente apo ilegalë duhet të lejohen të marin patentën e makinës. Shtetet e Bashkuara nuk kanë kartë identiteti kombëtar, patenta e makinës u shërben njerëzve për të verifikuar identitetin. 11 shtete amerikane japin tani patenta pa kërkuar certifikatën e lindjes apo ndonjë provë tjetër shtetësie. Por një projektligj që iu paraqit kohët e fundit Kongresit dhe që përcakton standarde identifikimi në shkallë vendi do t’i pengonte imigrantët e paligjshëm të merrnin patentën.

Çështja e patentës të makinës u ngrit gjatë hetimeve të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Shumë nga 19 terroristët përdorën patentat si dokument identifikimi për të hipur në aeroplan. Jack Martin, i Federatës për Reformën e Imigracionit në Amerikë, thotë se imigrantëve të paligjshëm nuk u duhet dhënë kurrë patenta e makinës.

“Nuk ka asnjë kuptim që çfarë ne përdorim si kartë identiteti të vihet në duart e atyre njerëzve që nuk kanë hyrë në rrugë ligjore në këtë vend, pasi kjo inkurajon imigracionin e paligjshëm dhe ka pasoja për sigurinë, pasi ne nuk dimë se cilët janë këta persona, pasi ata mund të vendosin një farë identiteti me dokumeta falso, dhe kështu mund të shtohet numri i terroristëve”.

Grupe të tilla si Këshilli Kombëtar i La Razës, e kundërshtojnë projekt-ligjin, duke argumentuar se patenta e makinës nuk duhet lidhur me statusin e imigracionit. Si ata që e mbështesin këtë projektligj edhe ata që e kundërshtojnë atë janë ngritur pro dhe kundër guvernatorit të Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, i cili u zgjodh sepse ai nuk mbështet pajisjen me patentë makine të imigrantëve të paligjshëm. Çështja është në krye të rendit të ditës këtë vit për ligëvënësit e shteteve në gjithë vendin. Reforma për politikën e përgjithëshme të imigracionit mund t’i parashtrohet Kongresit.

XS
SM
MD
LG