Lidhje

Rezultatet e votimeve në Irak do të shtyhen - 2005-02-09


Zyrtarët e zgjedhjeve thonë se rezultatet që priteshin nesër, nuk do tëjenë gati sepse votuesit nga rreth 300 qendra votimi duhet të numërohen për shkak të raporteve për ç’rregullime.

Ndërkaq, persona të armatosur në qytetin Basra në Irakun jugor vranë një gazetar irakian i cili punonte për televizionin e financuar nga Shtetet e Bashkuara al Hura. Abdul Husein Khazal dhe djali i tij 3 vjeçar u qëlluan sot për vdekje para shtëpisë së tyre.

Njoftohet gjithashtu se në Bagdat, tre politikanë kurdë u vranë në një pritë në distriktin Haifa. Vrasja u pasua nga përpjekje me armë mes ekstremistëve dhe trupave amerikane. Në një incident tjetër, disa persona rrëmbyen një zyrtar të lartë të ministrisë së brendëshme, pasi e nxorën me forcë nga makina.

Në veri të kryeqytetit, në afërsi të Baladit, ushtria amerikane thotë se një ushtar amerikan u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një sulmi mbi autokolonën e tyre.

XS
SM
MD
LG