Lidhje

Rajs: Natyra e bisedave politike në Lindjen e Mesme po ndryshon - 2005-02-11


Në Arabinë Saudite, burrat votuan këtë javë në Riad në të parën nga tri fazat e zgjedhjeve vendore. Megjithëse gratë saudite nuk u lejuan të merrnin pjesë, votimi mund të jetë një hap i parë drejt ndryshimeve demokratike.

Më 30 janar, edhe populli irakian demonstroi angazhimin e tij për ndryshime demokratike. Irakianët votuan për 275 anëtarët e një asambleja kalimtare kombëtare, e cila do të formojë një qeveri të re dhe do të hartojë kushtetutën. Dhe më 9 janar, palestinezët votuan për presidentin e ri në zgjedhje, të cilat Presidenti Bush i cilësoi si hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një të ardhmeje demokratike.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, thotë se në Lindjen e Mesme natyra e debateve politike po ndryshon. Qytetarë të thjeshtë po shprehin mendime dhe po veprojnë së bashku në mënyra që ata nuk e kanë bërë kurrë më parë. Këta qytetarë, thotë zonja Rajs, kërkojë një të ardhme paqesore dhe me mundësi për të gjithë, ku të mbizotërojë toleranca e jo shtypja: “Islamistët e sotëm radikalë, tha zonja Rajs, po notojnë kundër valës së shpirtit njerëzor. Ata arrijnë të përfshihen në kryeartikuj nëpërmjet brutalitetit të tyre dhe në fakt, theksoi ajo, ata mund të jenë mizorë.”

Mirëpo islamistët radikalë, tha Sekretarja Rajs, veprojnë në ekstremet e një feje madhështore botërore, ata janë radikalë të një tipi të posaçëm. Ata janë hedhur në revoltë kundër të ardhmes: “Fytyra e terrorizmit në Irak, Abu Musab Zarkaui, e quajti demokracinë një parim të ligësisë. Për armiqt tonë, theksoi zonja Rajs, edhe liria, barazia e vëllazëria janë parime të ligësisë. Ata kërkojnë t’i mbizotërojnë të tjerët e jo t’i çlirojnë ata. Ata kërkojnë nënshtrim të plotë e jo barazi. Ata i shikojnë dallimet si leje për të vrarë. Liria njerëzore do të shkojë përpara dhe ne duhet të ndihmojmë që t’ia bëjmë rrugën sa më të lehtë.”

Presidenti Bush thotë se “Shtetet e Bashkuara nuk kanë të drejtë, nuk dëshirojnë dhe as nuk kanë në plan t’i imponojnë asnjë vendi formën amerikane të qeverisjes. Ky është një nga dallimet kryesore midis nesh dhe armiqëve tanë. Synimi i Shteteve të Bashkuara, theksoi Presidenti Bush, është të ndërtojnë dhe të ruajnë një komunitet të lirë dhe vende të pavarura, me qeveri që u japin llogari qytetarëve të tyre dhe pasqyrojnë kulturën e tyre.”

XS
SM
MD
LG