Lidhje

Italia e pakënaqur nëse Air France do të blinte Alitalian


Ministri italian i tranportit tha se nuk do të ishte i kënaqur, në se Air France do të blinte shoqërinë ajrore italiane Alitalia, por shtoi se nuk do të ndërhyjë për ta ndaluar një gjë të tillë.

Alessandro Bianchi tha se është i shqetësuar qe një kompani e madhe evropiane mund ta bleje Alitalian dhe do ta kthente atë në një kompani rajonale, duke mbajtur për vete linja të rëndësishme udhëtimi.

Zyrtarisht qeveria italiane ftoi kompani të tjera për të dhënë oferta për blerjen e kompanisë shtetërore, që nuk ka mundur të nxjerrë fitime për disa vjet me radhë. Air France-KLM, shoqëria ajrore më e madhe në Evropë konsiderohet si partnerja më e mundshme për Alitalian./al/

XS
SM
MD
LG