Lidhje

Mbi 2 milionë myslimanë mblidhen në Malin Arafat me rastin e haxhillëkut


Mbi 2 milionë myslimanë janë mbledhur në Malin Arafat të Arabisë Saudite për t’u lutur me rastin e pelegrinazhit të përvitshëm të haxhillëkut.

Pelegrinët dëgjuan Myftiun e Madh të Mbretërisë Saudite i cili foli për sfidat me të cilat përballen myslimanët.

Pas lutjeve të sotme, pelegrinët u kthyen përsëri më këmbë në Luginën e Minës ndërsa nesër është ceremonia në të cilën ata qëllojnë me gurë në mënyrë simbolike tre shtylla.

Vitet e fundit, rituali i të qëlluarit me gurë ka shkaktuar qindra viktima sepse një numër i madh njerëzish përpiqen në të njëjtën kohë t’u afrohen shtyllave, duke bërë që njerëzish shpesh të pengohen, të rrëzohen dhe të shkelen nga të tjerët.

Këtë vit, zyrtarët sauditë riorganizuan mënyrën e hyrjes në zonën e ritualit dhe dislokuan një personel sigurimi prej 60 mijë vetësh për të shmangur aksidente të tillë.

XS
SM
MD
LG