Lidhje

Pentagoni shpreson të tërheqë rreth 20 mijë trupa nga Iraku pas zgjedhjeve


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se Pentagoni shpreson të tërheqë rreth 20 mijë trupa nga Iraku pas zgjedhjeve parlamentare të javës së ardhshme.

Zoti Rumsfeld tha dje se kjo tërheqje do të përmbysë procesin e shtimit të forcave që ka për qëllim të parandalojë sulmet në prag të zgjedhjeve irakiane.

Dhe zyrtarët ushtarakë thanë se mund të anulojnë planet për dislokimin e dy brigave në Irak gjatë javëve të ardhshme.

Ndërkohë, ekstremistët irakianë pretenduan përmes një deklarate të hedhur në internet se kanë vrarë këshilltarin amerikan të sigurimit, Ronald Schultz, i cili u rrëmbyer këtë javë. Shtëpia e Bardhë tha se nuk mundi ta konfirmonte deklaratën.

Edhe katër veprimtarë perëndimorë të paqes mbahen peng nga ekstremistët, të cilët kanë kërcënuar se do t’i vrasin ata nesër, nëse nuk lirohen të burgosurit irakianë.

Po dje, një person shkaktoi vdekjen e të paktën 30 personave në një autobus në Bagdad, kur hodhi veten në erë.

XS
SM
MD
LG