Lidhje

Gjenerali Pace: Shtimi i forcave amerikane në Bagdat do të ndihmojë në shtypjen e grupeve kriminale në kryeqytet


Shefi i shtatmadhërisë së Shteteve të Bashkuara, gjenerali Peter Pace, tha se shtimi i forcave amerikane në Bagdat do të ndihmojë në shtypjen e grupeve kriminale në kryeqytetin irakian.

Në një konferencë shtypi dje me sekretarin e mbrojtjes, Donald Rumsfeld, gjenerali Pace tha se trupat shtesë do të bëjnë të mundur krijimin e një force të përgjigjes së shpejtë për të ndihmuar autoritetet irakiane të ndalojnë shkallëzimin e dhunës.

Sekretari Rumsfeld tha se dhuna që po trondit Irakun nuk përbën një luftë civile klasike, siç u shpreh ai, por një nivel të lartë të dhunës sektare. Ai shtoi se qeveria e kryeministrit Nouri al-Maliki po mer masa për ta vënë gjendjen nën kontroll.

Në zhvillime të tjera, autoritetet irakiane thonë se dy bomba të fshehura në një fushë futbolli në Bagdad lanë të vrarë të paktën 11 të rinj dhe plagosën 14 të tjerë. Policia tha se po ashtu, disa predha moratje ranë në një tjetër fushë sporti, po në kryeqytet, duke vrarë tre fëmijë. //ze

XS
SM
MD
LG