Lidhje

Shtyhet votimi për rezolutën e qëndrimit të trupave të huaja në vend


Deputetët irakianë shtynë votimin e një rezolute që do të përcaktonte fatin e trupave të huaja në vend, përveç atyre amerikane, pas dhjetorit.

Shtyrja u vendos pasi deputetët irakianë kërkuan mbajtjen e një sesioni të veçantë sot për të diskutuar rreth shkarkimit të kryetarit të parlamentit, Mahmus al-Mashadani. Disa deputetë e akuzojnë atë se javën e kaluar bëri disa komente ofenduese për parlamentin. Nëse rezoluta nuk do të miratohej para se mandati i OKB-së të skadojë më 31 dhjetor të këtij viti, atëheherë trupat e huaja jo amerikane nuk do të kishin asnjë bazë ligjore për të qëndruar në Irak.

Disa ligjvënës irakianë thanë se është me rëndësi që të miratohet rezoluta me shpejtësi që të parandalohet një skenar i tillë.

Rezoluta do të autorizojë që trupat nga Australia, Britania, El Salvador, Estonia dhe Romania të qëndrojnë në Irak deri në fund të korrikut. //rd//

XS
SM
MD
LG