Lidhje

Lirohen qindra të burgosur irakianë në kuadrin e planit të pajtimit kombëtar


Disa qindra të burgosur të tjerë irakianë u liruan sot në kuadër të një plani pajtimi kombëtar që kryeministri Nuri al-Malik shpalli të djelën.

Rreth 450 të burgosur u liruan nga burgu Abu Graib që administrohet nga amerikanët në perëndim të Bagdadid dhe nga qendra të tjera të burgosurish në Irak. Zyrtarët thonë se ata që u liruan ose nuk kishin marrë pjesë në veprime dhune, ose ishin burgosur gabimisht.

Ndërkohë, ushtaria amerikane thotë se një marins dhe një ushtar amerikan u vranë sot në sulme të veçuara nga kryengritësit jashtë Bagdadit. Ndërsa nga shpërthimi i një bombe në Kirkuk u vranë tre irakianë. Disa orë më vonë, nga një tjetër autobombë u vranë tre vetë në lagjen Dora të Bagdadit.

Në një zhvillim tjetër, gjykata e lartë irakiane caktoi 21 gushtin si datë për fillimin e gjyqit të dytë ndaj Sadam Huseinit dhe disa ish zyrtarëve të tij të lartë nën akuzat për gjenocid për vrasjen e dhjetra mijëra kurdëve në gjatë një fushate në viten 1980 në rajonin Anfal.//lk

XS
SM
MD
LG