Lidhje

Mbreteresha Elizabeth feston 80 vjetorin e lindjes


Turma që brohorisnin përshëndetën Mbretëreshën Elizabet kur ajo u shfaq para Kështjellës Windsor me një kostum ngjyrë rozë dhe kapele për 80 vjetorin e ditëlindjes së saj.

Bashkëshorti i saj Princi Filip e ndiqte pas ndërsa ajo kalonte pëmes portës së tetë të Kështjellës, të quajtur Mbreti Henri. Muzika e një bande ushtarake dhe breshëria e 21 armëve jehoi aty pranë e pasuar nga një përshëndetje tjetër me 41 krisma në Parkun Hyde të Londrës. I biri i saj, Princi Charles ka organizuar një darkë ditëlindjeje për familjen mbretërore në një pallat në Londër.

Pallati Buckingam thotë se Mbretëresha Elizabet ka marrë 37 mijë kartolina dhe mesazhe elektronike nga e gjithë bota. Ajo nxorri një deklaratë ku thoshte se ishte shume e prekur nga mesazhet. Duke folur për televizionin Sky News, djali i saj i dytë Princi Andrew e quajti një mama të mrekullueshme dhe mbretëreshë të jashtëzakonshme.

Princesha Elizabet u bë mbretëreshë në vitin 1952, pas vdekjes së të atit - Mbreti George i Gjashtë. Ajo ka qenë në krye të mbretërisë më gjatë se çdo monark tjetër evropian. //rd//

XS
SM
MD
LG