Lidhje

Bashkimi Evropian i kërkon Serbisë të dorëzojë Ratko Mlladiçin


Bashkimi Evropian po bën thirrje që Serbia të arrestojë dhe ekstradojë të dyshuarin për krime lufte në arrati, Ratko Mlladiç para bisedimeve të planifikuara për më 5 prill, për lidhje më të ngushta mes Bashkimit dhe Serbisë dhe Malit të Zi.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerimin, Olli Rehn, e bëri thirrjen sot, në prag të takimit të tij të planifikuar për të premten, me Kryeprokuroren e Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte. Zonja del Ponte ishte dje në Beograd, për të ushtruar trysni ndaj zyrtarëve serbë për të ndërmarrë veprim lidhur me rastin e zotit Mlladiç.

Gjykata e Hagës për Krime Lufte ngriti padi ndaj gjeneralit Mlladiç, nën akuzat për sulme ndaj civilëve, në kohën kur ai shërbente si komandant i forcave serbe të Bosnjes gjatë konfliktit ballkanik të viteve ’90. //rd//

XS
SM
MD
LG