Lidhje

Spanja shpall fajtor udhëheqësin e celulës së Al-Kaidës lidhur me sulmet e 11 shtatorit


Gjykata e Lartë e Spanjës shpalli fajtor një person të dyshuar si udhëheqës të një celule të al-Kaidës, nën akuzat për komplot në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Gjykata dënoi Imad Edin Barakat Yarkas me 27 vjet burgim. Prokurorët thonë se ai organizoi një takim në Spanjë në korrik të vitit 2001 të disa prej planifikuesve kryesorë të sulmeve. Dy të pandehur të tjerë u shpallën të pafajshëm.

Gjykata po ashtu dënoi korrespondentin e Al Xhazirës Taysir Aluni me 7 vjet burgim, për transportimin e parave tek Al-Kaida në Afganistan. Rrjeti Al Xhazira e kritikoi vendimin.

Grupi për të drejtat e shtypit, “Gazetarët pa Kufij” tha se dënimi kishte lidhje me punën e Alounit, sepse prokurorët vazhdimisht u ishin referuar intervistës së tij me udhëheqësin e al-Qaidës, Osama bin Laden në Afganistan. 16 të pandehur të tjerë u dënuan nën akuzat për bashkëpunim ose anëtarësim në grupe terroriste.

XS
SM
MD
LG