Lidhje

Bashkëpunimi për hapësirën në rrezik?


I zemëruar për sanksionet amerikane kundër zyrtarëve rusë të përfshirë në aneksimin e Krimesë dhe trazirat në Ukrainën Lindore, Zëvendës Kryeministri rus Dmitry Rogozin tha se Moska mund të kundërveprojë duke rishikuar bashkpunimin mes dy vendeve për hapësirën. Nëse ky kërcënim bëhet realitet, kjo mund të ndikojë mbi eksplorimet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në të ardhmen.

Rusia nuk ka vendosur zyrtarisht për të vazhduar bashkëpunimin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës deri në vitin 2024, sipas propozimit amerikan. Moska thotë se mund të tërhiqet nga viti 2020. Por bashkëpunimi më i madh dhe më i rëndësishëm mes dy vendeve për hapësirën duket se nuk do të preket.

Astronauti Rick Mastracchio, ((mas-TRAH-kee-oh)) i cili sapo është kthyer nga hapësira pas 6 muajsht në orbitë, thotë se atmosfera në stacionin hapësinor është shumë e mirë:

“Marrëdhëniet ndërpersonale të punës me kolegët rusë si në stacionin hapësinor edhe këtu në tokë janë të mira. Nuk kemi patur asnjë problem gjatë punës me ta.”

Ndërkohë që mardhëniet personale dhe profesionale mund të jenë të pacënuara, thotë Scott Pace i Institutit të Politikave Hapësinore në Universitetin George Washington, mjedisi politik dhe arsyet strategjike për vazhdimin e bashkëpunimit, ndodhen nën një trysni të madhe.

“Shtrohet pyetja, a është kjo një situatë e përkohëshme apo një gjendje e përhershme e marrëdhënieve, gjë që do të vinte në pikëpyetje bashkëpunimin në një gamë të gjerë çështjesh me Rusinë pas rënies së Bashkimit Sovjetik."

Zoti Pace thotë se NASA ka prashikuar nisjen e kapsulës Orion në vitin 2017, për dërgimin e astronautëve në stacionin hapsinor e më tej, pa përfshirjen ruse.

Me rënien e mbështetjes publike dhe tkurrjen e buxhetit për dërgimin e ekipeve njerëzore në misione hapësinore, zyrtarët e kanë kuptuar nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë një diskutimi në Gjermani për të ardhmen e eksplorimeve hapësinore, administratori i NASA-s Charles Bolden tha se agjencia e tij e kupton këtë.

“Dua të theksoj se në këtë prezantim nuk ka gjë që po e bëjmë vetëm.”

Për shembull, sistemet energjitike dhe motorike për kapsulën Orion po ndërtohen nga evropianët, kryesisht në Gjermani.

Por zyrtarët rusë të hapsirës nuk morën pjesë në këtë diskutim. Scott Pace thotë se Moska kërkon të kthehet tek eksplorimi i Hënës por nuk ka para për ta realizuar atë.

“Rusisë i duhet të vendosë se çfarë kërkon të bëjë në hapësirë pas vitit 2020.”

Ai thotë se vazhdimi i partneritetit Ruso-Amerikan do të ishte i mirë për bashkëpunimin ndërkombëtar në hapësirë, por kjo duket se do të varet nga forcat politike përtej programit hapësinor.

Ndërkohë, një ekip i ri amerikano-rus në bordin e kapsulës së prodhimit rus, Soyuz, po shkon në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG