Lidhje

NATO-ja i kalon Policisë së Kosovës sigurimin e monumentit në Gazimestan


NATO-ja i kalon Policisë së Kosovës sigurimin e monumentit në Gazimestan
NATO-ja i kalon Policisë së Kosovës sigurimin e monumentit në Gazimestan

Forcat paqeruajtëse të NATO-s i kaluan sot Policisë së Kosovës përgjegjësinë për sigurimin e monumentit përkujtimor në Gazimestan afër Prishtinës, monument kushtuar përvjetorit të Betejës mesjetare të Kosovës, e cila shënoi edhe fillimin e sundimit 500 vjeçar të Perandorisë Osmane në Ballkan.

Zyrtarë të KFOR-it thanë se ky hap pasqyron besimin që NATO-ja ka në aftësinë e Policisë së Kosovës në kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme.

Ky vendim është kundërshtuar nga përfaqësuesit politikë serbë. Ministria serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë, nëpërmjet një komunikate për shtyp e ka cilësuar të gabuar këtë vendim me të cilin, siç thuhet "krijohet dyshim në qëllimin e sinqertë për të ruajtur dhe mbrojtur monumentet historike të cilat janë të një rëndësie kulturore për popullin serb”.

Kalimi i kësaj detyre të sigurisë nga KFOR-i te Policia e Kosovës paraqet momentin e parë të rëndësishëm në procesin e kalimit të përgjegjësisë kryesore te Policia e Kosovës në mbrojtjen e zonave kulturore dhe fetare në Kosovë.

XS
SM
MD
LG