Lidhje

Abas: Palestinezët nuk kthehen në bisedime pa ndalimin e ndërtimeve izraelite


Abas: Palestinezët nuk kthehen në bisedime pa ndalimin e ndërtimeve izraelite
Abas: Palestinezët nuk kthehen në bisedime pa ndalimin e ndërtimeve izraelite

Presidenti palestinez Mahmud Abas thotë se autoriteti palestinez nuk do të kthehet në bisedimet e paqes me izraelitët, në se këta të fundit nuk i japin fund ndërtimeve në të gjitha territoret palestineze, përfshi Jeruzalemin e debatueshëm.

Zoti Abas tha sot në Egjipt se nuk mund të ketë bisedime për paqen, në se izraelitët vazhdojnë të ndërtojnë atje ku palestinezët duan të krijojnë shtetin e tyre të ri. Izraeli thotë se nuk do të pranojë ndonjë kërkesë për ndalimin e ndërtimeve në atë të zonë të debatueshme të Tokës së Shenjtë.

Bisedimet mes izraelitëve dhe palestinezëve me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuaea u ndërprenë, pas skadimit të afatit të moratoriumit mbi ndërtimet në Bregun Perëndimor në muajin shtator. Zoti Abas u takua sot me presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak dhe dje me udhëheqësin e Lidhjes Arabe Amr Moussa, për të diksutuar lidhur me aktivitetin e ndërtimeve izraelite dhe pengesa të tjera për rifillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta të paqes.

XS
SM
MD
LG