Lidhje

Presidenti palestinez flet për bisedimet e ndërprera me Izraelin

  • Zëri Amerikës

Presidenti palestinez flet për bisedimet e ndërprera me Izraelin

Presidenti palestinez flet për bisedimet e ndërprera me Izraelin

Presidenti palestinez Mahmud Abas thotë se një grup vendesh që njohën së fundmi një shtet palestinez brenda kufijve të vitit 1967 po u bën trysni Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara t’u kthehen bisedimeve për të arritur një marrëveshje paqeje.

Presidenti Abas foli dje për agjencinë “Associated Press” në një intervistë nga Brazília, ku vuri gurthemelin për ambasadën e re palestineze. Disa vende latinoamerikane kanë njohur një shtet palestinez.

Zoti Abas i tha agjencisë “Associated Press” se njohjet e tilla do të ndihmojnë për të bindur izraelitët për nevojën e arritjes së një zgjidhjeje me dy shtete. Por një zyrtar izraelit i tha agjencisë së lajmeve se përurimi i një ambasade të një shteti joekzistues dhe orvatjet palestineze për njohjen e atij shteti nuk janë mënyra më e mirë për të arritur paqe.

Presidenti Abas gjithashtu diskutoi për çështjen e vendbanimeve, duke thënë se ato ishin shkaku i ndërprerjes së bisedimeve me izraelitët.

Bisedimet e drejtpërdrejta mes Izraelit dhe palestinezëve, të parat në gati dy vjet, nisën në fillim të shtatorit, por ngecën në baltë pasi Izraeli i dha fund pezullimit 10-mujor të ndërtimeve të vendbanimeve në Bregun Perëndimor. Zoti Abas kishte paralajmëruar më parë se bisedimet do të ndërpriteshin poqëse Izraeli nuk arrinte të zgjaste pezullimin e ndërtimeve.

Më parë, Presidenti Abas i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të hartojë një plan të ri paqeje për Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG